Për gati dhjetë vjet, nga 2010-a e deri sot, kosovarët që punuan në Zvicër por u kthyen në ardhe, nuk kanë marrë pensionet e tyre, ndonëse i kishin të drejtat për t’i marrë.
Por, një marrëveshje e re rreth pensioneve duket se është shumë gati. Parlamenti zviceran, ka miratuar një marrëveshje javë e kaluar, dhe kështu, është bërë e ditur se s’do të ketë referendum të dytë por atyre do t’u takojë përsëri kjo e drejtë.
Lexo edhe: Parlamenti i Zvicrës miraton Marrëveshjen me Kosovën për pensionet
Këshilli Kombëtar ka refuzuar të dorëzojë një kontratë për referendum, gjë që ua lehtëson të drejtat kosovarëve.
Ky, siç raporton Blick, është një lajm i mirë për ata që janë të përfshirë në çështjen e pensioneve.
“Pensionet e para AHV dhe IV së shpejti do të kthehen në shtetin ballkanik”, shkruan Blick, transmeton Koha.net.
“Marrëveshja do të hyjë në fuqi sa më shpejt që të jetë e mundur”, kanë thënë zyrtarë nga Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore, që sipas të gjitha gjasave, pritet të jetë 1 shtatori.
Nga viti 2010, kosovarët që kanë punuar dhe janë pensionuar në Zvicër nuk merrnin më pensione nëse ktheheshin në atdheun e tyre. Kjo për shkak se besohej të jetë abuzim e mashtrim, dhe Zvicra kishte ndërprerë një marrëveshje të tillë.
Ndërkohë, kur situata u qetësua, nisi marrëveshja për një kontratë të re.
Marrëveshja e re, thuhet aty, do të zbatohet për të gjithë kosovarët që kanë dalë në pension që nga 1 prilli 2010 dhe të cilët nuk kanë vendosur të kërkojnë shlyerjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore të paguara në këmbim të një pensioni mujor.
Kujtojmë se pensionet e kosovarëve që kanë punuar në Zvicër u ndërprenë në vitin 2010. Kjo marrëveshje më parë ka qenë e nënshkruar mes ish-Jugosllavisë dhe Zvicrës qysh në vitin 1962.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.