Arbëri

Nesër mbesin pa ujë Fushë Kosova, zona industriale dhe lagjja Kalabria

Nesër mbesin pa ujë Fushë Kosova, zona industriale dhe lagjja Kalabria

Komuna e Fushë Kosovës, zona industriale dhe lagjja Kalabria nesër do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë si pasojë e punimeve teknike.

Sipas njoftimit nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, konsumatorët e Fushë Kosovës, lagjes Kalabria dhe zonës Industriale nesër duke filluar nga ora 07:00 deri në ora 21:00, nuk do të kenë furnizim me ujë nga sistemi i rezervuarit në Shkabaj.