Arbëri

Tregtia Kosovë-Shqipëri, Jaka: Qeveria e Shqipërisë t’i eliminojë barrierat

 

Marrëdhëniet tregtare Kosovë-Shqipëri duket se nuk janë në ditët më të mira. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka i bëri thirrje qeverisë së Shqipërisë të eliminojë sa më parë barrierat dhe burokracitë dhe të krijojë një ekonomi kombëtare.

Sipas Jakës nëse nuk do merren masa të menjëhershme kjo do dëmtojë eksportet shqiptare pasi edhe Kosova do të krijoj të njëjtat barriera.