1 perditesime
Arbëri

Lekë Zherkës i jepet lamtumira e fundit, nderohet vepra e ish-drejtorit të KTV-së

19:21

Lekë Zherkës i jepet lamtumira e fundit, nderohet vepra e ish-drejtorit të KTV-së

Njeri me virtyte të larta, punëtor i madh dhe profesionist që i dha shumë gazetarisë së Kosovës, u cilësua gazetari i njohur Lekë Zherka.

Në mbledhjen komemorative për veprën e tij, djali i Zherkës, Bardhi, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për mbështetjen që i dhanë familjes, raporton KTV.

Afërdita Saraçini Kelmendi, drejtoreshë e Radio Televizionit 21, ku së fundi ka punuar Zherka, tha se do të mundohet që dhimbjen ta shndërrojë në kujtim.

Zherka ka qenë drejtor shumëvjeçar i Kohavisionit.

Po ashtu, ka punuar edhe në shumë televizione, ndërsa rrugëtimin si gazetar e ka nisur qysh në moshën 22-vjeçare.

Lekë Zherka vdiq në moshën 56-vjeçare.

13:43

Varroset gazetari Lekë Zherka

Sot është varrosur gazetari dhe drejtori shumëvjeçar i KTV-së, Lekë Zherka.

Varrimi i tij është bërë në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Gjatë ditës është mbajtur një mbledhje komemorative në nderë të jetës dhe veprimtarisë së tij, transmeton Koha.net.

Lekë Zherka karrierën e ka filluar në Radio Televizionin e Prishtinës në vitin 1985. Pas luftës ai ishte drejtor i Radio Kosovës, pastaj drejtor shumëvjeçar në televizionin Kohavision (KTV), ndërkaq karrierën e tij profesionale deri në ditët e sotme e vazhdoi në Radiotelevizionin 21 (RTV21).

Zherka vdiq në moshën 56 vjeçare.