Arbëri

Maria Suokko merr detyrën si përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë

 

Maria Suokko (Finlandë) është emëruar Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë duke filluar punën që nga sot . Ajo zëvendëson Alessandra Roccasalvo, e cila ka qenë në këtë detyrë nga 1 janari 2019.

Para emërimit në këtë detyrë, Suokko ishte këshilltare e lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës në Helsinki që nga shtatori 2017. Ajo gjithashtu shërbeu si Udhëheqëse për Bashkëpunim pranë MPJ të Finlandës në Myanmar (2014-2017) dhe Këshilltare e Lartë në MPJ të Finlandës (2012-2014).