Arbëri

Parregullsitë me tekste shkollore e çojnë ministrin Bytyqi në raportim para deputetëve

 

Duke u nisur nga vlerësimi i disa ekspertëve mësimorë dhe recensentëve të ndryshëm se ka parregullsi të shumta në tekstet e reja shkollore, Komisioni për Arsim pritet ta ftojë në raportim ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Ata po ashtu, do të kërkojnë nga Bytyqi raport të detajuar për komplet procesin e hartimit të teksteve të reja shkollore.