Arbëri

E gjithë Struga në këmbë për Selën

 

Pas qëndrimit disa ditësh në spital, të shtunën nga spitali i Tetovës u lëshua për kurim shtëpiak lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela. Ai pas lirimit u prit nga një turmë njerëzish para Spitalit të Tetovës nga ku edhe u nis për në vendlindjen e tij, Livadhi të Strugës.

Në qytetin e tij Strugë u prit nga qindra njerëz të cilët e përshëndetën gjatë kalimit të tij me veturë për në vendlindjen e tij Livadhi.