Arbëri

Tovërlani e Batatina të ashpër ndaj deputetëve që nuk e funksionalizuan Ligjin për sponsorizime në sport

Tovërlani e Batatina të ashpër ndaj deputetëve që nuk e funksionalizuan Ligjin për sponsorizime në sport
 

Edhe pse vazhdimisht krenohet me sukseset e Kosovës në sport, politika nuk po tregon vullnet për të mbështetur funksionimin më të lehtë të sportit.

Ka dy vjet që ka hyrë në fuqi Ligji për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, por ky ligj nuk ka mundësi të zbatohet sepse bie ndesh me Ligjin për tatim në të ardhurat e korporatave. Ligji për sponsorizime në sport e kulturë parashikon që bizneset mund të sponsorizojnë aktivitete të kulturës deri në 20 për qind të fitimeve dhe për atë shumë do të kenë zbritje nga tatimi, ndërsa për sport përqindja është 30.