Arbëri

Sipas Muratit, Sllovakia është kundër shkëmbimit të territoreve sepse Kosovën e konsideron brenda Serbisë

 

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, e ka cilësuar absurd faktin se sot ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, ka paraqitur qëndrim kundër shkëmbit të territoreve, për çka më pas kryeministri Ramush Haradinaj, e ka falënderuar. Të kujtojmë që Sllovakia është vend që nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.

Murati, në një postim në Facebook, ka thënë se Sllovakia nuk mund të ketë qëndrim rreth kufijve të Kosovës pa e njohur atë si shtet.