Arbëri

Veriu i Mitrovicës nuk ka 'katastrofë humanitare'

 

Përkundër që u paralajmërua se në veri të Kosovës është duke u përgatitur një krizë humanitare e cila do niste qysh sot, gjendja në atë pjesë të Kosovës është stabile dhe të gjitha dyqanet janë duke funksionuar.

Se gjendja është stabile në veri të Mitrovicës ka thënë edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.