Arbëri

Ambasadori i Zvicrës vlerëson rolin e LDK-së në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova

Ambasadori i  Zvicrës vlerëson rolin e LDK-së në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova
 

Prishtinë, 25 qershor - Gjatë ditës, sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

Siç njoftojnë nga selia e kësaj partie, kryetari Mustafa e njoftoi ambasadorin Lebet për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së, me theks të veçantë mbi dialogun Kosovë-Serbi, zgjedhjet brenda LDK-së, mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë PAN dhe zhvillimin socio-ekonomik në vend.