Arbëri

Mushkolaj: Ligjet për të rregulluar mediat janë të mjaftueshme, mungon zbatimi i tyre

 

Në tryezën e diskutimit "Lajmet e rreme, gjuha e urrejtjes dhe shpifja e fyerja në mediat online", kryetari i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, Imer Mushkolaj tha se mungon edukimi i duhur medial.

"Duhet me ekzistu kritere të caktuara se çka nënkupton një media. Ligjet në Kosovë janë të mjaftueshme për të rregulluar mediat. Është problem zbatimi i ligjit, jo vetëm në fushën e mediave por edhe më fusha të tjera", shtoi ai.