Arbëri

Serbia hap një kapitull të ri negociatash me BE-në

 

Në konferencën ndërqeveritare Bashkimi Evropian-Serbi, kjo e fundit çel kapitullin e ri në negociatat për anëtarësim në bllokun evropian.

Ministrja për Integrime Evropiane e Serbisë, Jadranka Joksimoviç, do të jetë në krye te delegacionit serb në konferencën e Brukselit, ku do të hapet kapitulli i nëntë i negociatave në lidhje me shërbimet financiare.