Arbëri

Mustafa: Radhën për dorëheqje e kanë Qeveria e Kuvendi, ata që i drejtojnë janë shkelës të Kushtetutës

Mustafa: Radhën për dorëheqje e kanë Qeveria e Kuvendi, ata që i drejtojnë janë shkelës të Kushtetutës
 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila pak ditë më parë, e shpalli të jashtëligjshëm Ekipi Negociator për bisedime me Serbinë.

Mustafa, duke vlerësuar se partia e vet qysh në fillim kishte deklaruar se ky veprim shkel Kushtetutën e Kosovës, thotë se radha për dorëheqje tani është e Qeverisë dhe e Kuvendit.