Arbëri

Merkel për Ballkanin Perëndimor: Fqinjët tanë europianë

 

Video-podcasti javor i kancelares gjermane, Angela Merkel i kushtohet Konferencës së Ballkanit Perëndimor, vazhdim i Konferencës së Berlinit, që këtë vit zhvillohet në Poznan, Poloni më 4 korrik.

Që në fillim të fjalës së saj për Konferencën e Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në Poznan, më 4 Korrik, kancelarja gjermane kujton lidhjet që ka Gjermania me vendet e Ballkanit Perëndimor. "Shumë njerëz që jetojnë në Gjermani kanë lidhje personale me vendet e Ballkanit Perëndimor, shumë njerëz nga këto vende jetojnë në Gjermani dhe ndërtojnë kështu një urë", është shprehur Merkel.