Arbëri

Phillips: Zgjedhjet në Shqipëri, si në kohën e Enver Hoxhës - duhet të përsëriten

Phillips: Zgjedhjet në Shqipëri, si në kohën e Enver Hoxhës - duhet të përsëriten

Analisti amerikan, David Phillips, ka thënë se zgjedhjet në Shqipëri duhet të përsëriten. Ai i tha Zërit të Amerikës se e vetmja mënyrë, që vendi të dalë nga kjo situatë e pazakontë në të cilën ndodhet, është përsëritja e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Zgjedhjet lokale më 30 qershor u mbajtjen pa pjesëmarrjen e opozitës të përbërë nga dy partitë më të mëdha, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.