Arbëri

Partitë s’po mund të merren vesh për rregulloren e re të punës së Kuvendit, e vjetra ka shumë mangësi

Është bërë më shumë se një vit qëkur ka filluar diskutimi për rregulloren e re të Kuvendit të Kosovës. Përkundër kësaj, deputetët nuk kanë arritur që të pajtohen për miratimin e saj.

Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare, sanksionimet e deputetëve që mungojnë në seanca e disa çështje të tjera, nuk janë duke arritur ta kenë përkrahjen e dy taborëve politikë, raporton KTV.