Arbëri

Shqipëria anulon pjesëmarrjen në samitin e Sarajevës në shenjë solidariteti me Kosovën

 

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka njoftuar se vendi nuk do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) organizuar nga Bosnje-Hercegovina.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Cakaj shkruan se trajtimi nga organizatorët në drejtim të Kosovës është i papranueshëm.