Arbëri

“Ligji i ri i punës mund të rris papunësinë”

Foto: Reuters / ilustrim
 

Oda e Avokatëve ka diskutuar sot për projektligjin e punës, duke folur për mangësitë dhe përparësitë e tij. Shpalosja e të gjeturave rreth këtij projektligji u bë pas një punëtorie ku komiteti i Odës ka mbajtur për këtë projektligj. Aty u tha se në projektligjin e Punës nuk është marrë shumë parasysh interesi i të papunëve dhe se ligji duhet të jetë i tillë që të zbusë normën e papunësisë.

Avokati Florin Lata duke theksuar shkallën e papunësisë në Kosovë tha se ligji i punës mund të ndikojë në uljen e papunësisë, por edhe në rritjen e saj.