Arbëri

Ministri i Mjedisit thotë se s’ka fuqi të ndalojë ndërtimin e hidrocentraleve në Shtërpcë

Foto: Koha
 

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka raportuar në Komisionin për Bujqësi lidhur me ndërtimin e hidrocentraleve në komunën e Shtërpcës.

Ai ka thënë se gjendjen e ka gjetur të tillë kur ka ardhur në krye të ministri. Matoshi ka thënë se nuk e ka fuqinë që të ndërmarrë diçka në këtë aspekt, pasi sipas tij, kompanitë ndërtuese kanë dokumentacionin e nevojshëm për ndërtimin e tyre, raporton “Koha Ditore”.