Arbëri

Enver Hasani ankesë disiplinore ndaj prokurores Drita Hajdari

Enver Hasani ankesë disiplinore ndaj prokurores Drita Hajdari
Foto: Koha
 

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka dërguar ankesë disiplinore në Prokurorinë Speciale kundër prokurores Drita Peci-Hajdari, për siç thotë ai, sjelljeve jo-etike dhe jo-profesionale të prokurores, dhe siç e ka cilësuar Hasani, “për cenim të rëndë të Kodit të Etikës”.

“Prokurorja Hajdari, në vitin 2015, pas marrjes së çështjes penale nga prokurorët ndërkombëtarë të EULEX-it, të cilët nuk kishin gjetur asnjë bazë për nisje të procedurave penale ndaj autorit të kësaj parashtrese, pa asnjë veprim procedural shtesë ka “zgjeruar hetimin” edhe ndaj autorit. Kjo prokurore këtë e ka bërë ditën që në krye të Prokurorisë së Shtetit erdhi Aleksandër Lumezi, më datë 14 prill 2015”, shkruan Hasani, përcjell Koha.net.