Arbëri

Ftohje të thella raportesh në koalicionin PAN - Limaj s’komunikon me Haradinajn

Ftohje të thella raportesh në koalicionin PAN - Limaj s’komunikon me Haradinajn

Kanë ndërprerë komunikimin partnerët politikë më të afërt si opozitarë gjatë mandatit të shkuar, e edhe si hisedarë në pushtet në dy vjetët e fundit. Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj nuk komunikojnë prej rreth dy muajsh.

Një burim i gazetës brenda kabinetit të kryeparlamentarit Kadri Veseli ka treguar të martën se arsyet formale të ftohjes në këtë shkallë të raporteve mes tyre e kanë burimin te mospajtimet rreth dialogut me Serbinë. Megjithëkëtë, ka thënë se më përcaktueset janë arsyet që lidhen me kontratat publike, shkruan sot “Koha Ditore”.