Arbëri

Miratohet raporti i BQK-së, Mehmeti thotë se 2018-ta u përmbyll me sukses

Miratohet raporti i BQK-së, Mehmeti thotë se 2018-ta u përmbyll me sukses

Në raportimin para anëtarëve të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se Raporti Vjetor për vitin 2018 ashtu siç e parasheh Ligji për BQK-në, paraqet një pasqyrë të zhvillimeve ekonomike dhe njëkohësisht aktivitetet, të cilat janë zhvilluar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe që me sukses ka arritur të realizoj objektivat e saj të parapara me ligj.

Guvernatori Mehmeti ka thënë se Raporti Vjetor i vitit 2018, thekson se sektori financiar vazhdoi të rritej dhe të ketë shkallë të lartë të qëndrueshmërisë dhe të jetë kontribuues i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të vendit.