Arbëri

Mehmeti në Dubrovnik kërkon hulumtim për efektet e emigracionit në Ballkanin Perëndimor

Mehmeti në Dubrovnik kërkon hulumtim për efektet e emigracionit në Ballkanin Perëndimor

Delegacioni i BQK-së i udhëhequr nga Guvernatori i BQK-së Fehmi Mehmeti, po merr pjesë në Konferencën e organizuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore e Kroacisë, me titull “Demografia, punësimi dhe rritja: në drejtim të së ardhmes së Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore”, e cila po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë.

Gjatë kësaj konference, delegacioni i BQK-së, i udhëhequr nga Guvernatori Mehmeti ka zhvilluar takim me zëvendësdrejtorin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, të cilin e informoi mbi zhvillimet e përgjithshme në sistemin financiar, si dhe e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme që FMN-ja i ka ofruar BQK-së ndër vite.