Arbëri

Pupovci thotë se universitetet publike, përpos atij të UP-së, u hapën në kohë fushatash vetëm për vota

 

Vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) për mos-akreditim të tri universiteteve publike, të Prizrenit, Pejës e Mitrovicës, nuk e ka habitur drejtuesin e Qendrës për Arsim të Kosovës, Dukagjin Pupovcin, i cili thotë se këto janë probleme të trashëguara të cilat nuk janë adresuar për shkaqe politike.

KSHC, në mbledhjen e mbajtur të hënën, vendosi në favor të raporteve të ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët rekomanduan që këtyre universiteteve t’u tërhiqet akreditimi institucional për vitin akademik 2019/2020.