Limaj e Sherifi në takim me delegacionin nga Britania e Madhe, temë dialogu Kosovë-Serbi

Limaj e Sherifi në takim me delegacionin nga Britania e Madhe, temë dialogu Kosovë-Serbi

16 July 2019 13:15

​Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga kryetari i GP të Nismës, Bilall Sherifi, kanë pritur në takim një delegacion britanik të kryesuar nga Andrew Page, Shef i Departamentit për Ballkanin Perëndimor.

Për Kosovën, thotë Limaj, është shumë më rëndësi përfshirja sa më e madhe e Britanisë së Madhe, sepse kjo, sipas tij, i jep kredibilitet dhe siguri procesit.

“Bisedimet Kosovë-Serbi, temë mbi partitë politike dhe ne do të angazhohemi që Kosova të flasë me një zë në këtë proces! Këtë qëndrim ia shpalosa delegacionit britanik të kryesuar nga Andrew Page, shef i Departamentit për Ballkanin Perëndimor si dhe Susan Laffey, zyrtare e Lartë e Sektorit të Analizës në Zyrën për Punë të Jashtme. Në takim me mysafirët nga shteti mik, Britania e Madhe, bashkë me kryetarin e Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, biseduam për zhvillimet aktuale politike në vend, në veçanti për dialogun Kosovë-Serbi. Për Kosovën është shumë me rëndësi përfshirja sa më e madhe e Britanisë në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo i jep kredibilitet dhe siguri procesit. Bashkërisht u pajtuam që dialogu mes dy vendeve është i paalternativë dhe se duhet gjetur rrugë deri tek arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes dy vendeve që për epilog do të ketë njohjen reciproke”, thuhet në njoftimin që e ka bërë Limaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme