Arbëri

Hoti: Përfshirja e rinisë në politikë kyçe për të siguruar se i adreson nevojat e tyre

Foto nga zyra e LDK-së
 

Kryetari i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, po merr pjesë në Forumin e Lidershipit të organizuar nga Komisioni i Kongresit Amerikan për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë.

Ky forum ka mbledhur në Washington DC parlamentarë nga rreth 18 parlamente të botës, ku bashkë me kongresistë amerikanë po diskutojnë për avancimin e parimeve demokratike në botë.