Arbëri

Të premten protestohet në Fushë Kosovë, aktivistët akuzojnë policinë për neglizhencë rreth vrasjes së 12 vjeçarit

Foto: Koha
 

Një grup i aktivistëve janë mbledhur para stacionit policor në Fushë Kosovë që në mënyrë simbolike kanë kërkuar të protestohet kundër neglizhencës së policisë në rastin e 12 vjeçarit.

"Për gjashtë muaj kjo polici nuk ndërmori asgjë për ta mbrojtur 12 vjeçarin nga përdhunimet e as nga vrasja. Ky rast shfaq racizmin e rrënjosur ne institucionet tonë, duke i bërë ato bashkëfajtore në këto krime", ka thënë Gazmend Qyqalla, pjesëtar i komunitetit rom, raporton KTV.