Arbëri

Merkel: Gjermania i do Serbinë e Kosovën në BE

 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, siç citohet nga mediat e Beogradit, u ka thënë gazetaëve në Berlin se "mbi dialogun midis Beogradit e Prishtinës janë shfaqur re të zeza pas vendosjes nga Kosova të taksës ndaj mallrave serbe", transmeton Koha.net.

Merkel gjatë bisedës me korrespondentët në Berlin ka tgkesuar se Gjermania ka interes të madh për integrimin europian të Serbisë dhe të Kosovës, se në këtë rrugë po ecet përpara, por, siç është shprehur ajo, për këtë është e nevojshme përtërirja e dialogut midis Beogradit e Prishtinës.