Arbëri

O’Connell: Nëse universitetet kanë dështuar të përmbushin kërkesat minimale të cilësisë, është faji i tyre jo i KSHC-së

O’Connell: Nëse universitetet kanë dështuar të përmbushin kërkesat minimale të cilësisë, është faji i tyre jo i KSHC-së

Ambasadori britanik Ruairi O’Connell i cili ka këtë mandat në Kosovë deri në muajin shtator, ka reaguar pas vendimit të KSHC-së për tërheqjen e akreditimit në disa universitete dhe debateve të shumta.

“Dy parime janë jetike për të ardhmen e Kosovës. Të rinjtë e Kosovës meritojnë një edukim të mirë që njihet ndërkombëtarisht. Institucionet e pavarura duhet të lejohen të veprojnë në mënyrë të pavarur pa ndërhyrje politike. Vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për tërheqjen e akreditimit është një vendim i vështirë. Por universitetet duhet të plotësojnë disa kritere, veçanërisht nëse duan që vendet e tjera evropiane të njohin diplomat e tyre. Nëse universitetet kanë dështuar, pavarësisht paralajmërimeve, për të përmbushur kërkesat minimale të cilësisë, është faji i tyre, jo faji i Këshillit”, thuhet në reagimin e O’Connell, transmeton Koha.net.