Arbëri

Pushuesit kanë frikë të lahen në liqenin e Ohrit

Pushuesit kanë frikë të lahen në liqenin e Ohrit

Në liqenin e Pogradecit (Ohrit) mungojnë rojet. Pushuesit thonë se ndihen të pasigurt sidomos për të moshuarit dhe fëmijët. Nga 50 subjekte që operojnë në këtë zonë, vetëm dy prej tyre kanë certifikuar rojet konform ligjit.

Piku i sezonit turistik e gjen liqenin e Pogradecit pa kushtet minimale të sigurisë. Në të gjithë gjatësinë e vijës bregliqenore konstatohet mungesa e rojeve.