Arbëri

“Të ndërhysh në KSHC, njëjtë si të ndërhysh në gjykata”

 

Njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci ka deklaruar se mosakreditimi i tri universiteteve publike dhe disa kolegjeve për një vit, është mesazh për të gjitha institucionet e arsimit të lartë se vërtetë duhet të fillojë t’i përmbushin standardet e cilësisë.

Në një intervistë për KosovaPress, Pupovci ka thënë se disa nga politikanët kanë interesa biznesore në këto institucione arsimore, dhe se ata kanë ushtruar presion tërë këto vite që akreditimet të bëhen ashtu siç janë bërë.