Arbëri

Protestë “qesharake” me moton “Të qeshim me zë të lartë”

Foto: Shutterstock
 

Me rastin e gjobës së shqiptuar ndaj qytetares së Prishtinës Aida Gashi për të qeshurat e saj, grupi “Të Qeshim së Bashku” organizon një protestë “qesharake”, me moto “të qeshim me zë të lartë, Prishtina ka nevojë për të qeshurat tona”.

Policia e Kosovës ka dënuar ditë më parë një prishtinase me gjobë 100 euro. Shkak i dënimit ishte se sipas policisë, Aida Gashi, ka qeshur me zë të lartë në mesnatë.