Arbëri

Kundërkorrupsioni gjen shkelje në tenderin e Kushtetueses për mbindërtim në objektin ekzistues

Kundërkorrupsioni gjen shkelje në tenderin e Kushtetueses për mbindërtim në objektin ekzistues

Agjencia Kundër Korrupsionit i ka rekomanduar Gjykatës Kushtetuese që të eliminojë shkeljet e Ligjit të Prokurimit Publik, në tenderin Mbindërtimi në objektin ekzistues të GJKK-së.

Sipas kësaj agjencie, në njoftimin për kontratë të tenderit, vlera e parashikuar e të cilit është 350 mijë euro, Gjykata Kushtetuese ka shkelur nenin 7 dhe nenin 69 të Ligjit për Prokurim Publik, si dhe nenin 26.8 të Rregullave dhe Udhëzuesit Operativ për Prokurimin Publik, shkruan sot “Koha Ditore”.