Arbëri

SBASHK-u i reagon ministrit të Arsimit lidhur me ligjin e viteve të ’90-ta

 

SBASHK-u ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, lidhur me ligjin e viteve ’90, duke thënë se ata janë meritorë për inicimin e këtij ligji dhe jo kreu i MASHT-it.

SBASHK-u ka kritikuar qasjen e ministrit, e që sipas sindikatës përpiqet t’i marrë të gjitha meritat për vete, duke thënë se për pesë vjet kishte insistuar se të punohet projektligji për vitet ‘90 dhe pastaj i njëjti të kthehet në ligj, raporton Koha.net.