Arbëri

Agani kërkon inicim të procedurës disiplinore ndaj gjyqtares Shadije Gërguri

 

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani ka kërkuar nga kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, inicim të procedurës disiplinore ndaj gjyqtares Shadije Gërguri, me arsyetimin se e njëjta është vonuar në përpilimin e aktgjykimit të cilin ai e quan skandaloz, çka sipas tij, e pamundëson ushtrimin e të drejtës së tij për ankesë në Gjykatën e Apelit.

Aktgjykimin e shpallur nga gjykatësja Shadije Gërguri, më 24 prill të këtij viti, me të cilin Agani ishte dënuar me 2 vite e 6 muaj burgim efektiv për keqpërdorim të pozitës zyrtare, në rastin e njohur si “Stenta 1”, ish-ministri po e konsideron skandaloz dhe të kundërligjshëm,