Arbëri

Veseli thërret për të hënën mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, temë shpërndarja e tij

Veseli thërret për të hënën mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, temë shpërndarja e tij
Foto: Ilustrim/Koha

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka thirrur Kryesinë e Kuvendit për të hënën dhe në agjendë të diskutimit do të jetë shpërndarja e Kuvendit të Kosovës, që do të nënkuptojë edhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme. 

Kjo mbledhje do të ketë dy pika të rendit të ditës, që janë “miratimi i procesverbaleve nga mbledhja e mëparshme, dhe përgatitjet për mbajtjen e seancës plenare për shpërndarjen e Kuvendit të Legjislaturës së VI”, raporton Koha.net.