Arbëri

Hamza tregon se vonesa e konstituimit të Qeverisë së re mund ta shtyjë votimin e buxhetit

Hamza tregon se vonesa e konstituimit të Qeverisë së re mund ta shtyjë votimin e buxhetit

Vonesa e konstituimit të Qeverisë së re dhe Kuvendit, mund të shtyjë edhe votimin e Buxhetit të Kosovës.

Por, ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza, në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se kanë planin se si të veprohet në një situatë të tillë. Megjithatë, beson që zgjedhjet do të mbahen brenda afatit ligjor, në mënyrë që të konstituohen institucionet e reja.