Arbëri

Tahiri: Serbia po e kufizon vazhdimisht Luginën, Kosova do ta ndihmojë në ndërkombëtarizim të problemit

 

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka pritur në takim kryetarin Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafa.

Në takim, Tahiri mësohet të ketë thënë se Kosova duhet ta ketë një agjendë të mirëfilltë dhe sistematike që adreson çështjet e popullit shqiptar në Luginën e Preshevës, në mënyrë që komuniteti shqiptar që jeton në atë pjesë, të rigjenerohet edhe në planin socio-ekonomik edhe në atë socio-politik e kulturor.