Arbëri

Të burgosurit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ankohen për gjendjen higjienike, por thonë se nuk keqtrajtohen

Foto: Alban Bujari / Koha / ilustrim
Foto: Ilustrim/Koha
 

Avokati i Popullit, ka publikuar një raport që i referohet vizitës nga Mekanizmi Kombëtar për Parandalim të Torturës (MKPT) realizuar më 20 maj 2019.

Sipas njoftimit për media, thuhet se qëllimi i kësaj vizite ishte vlerësimi për respektimin e të drejtave të njeriut për të burgosurit e akomoduar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren (QPP), të cilat u garantohen me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës dhe me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të të burgosurve, si dhe zbatimi i rekomandimeve të MKPT-së të dërguara autoriteteve kompetente përmes Raportit me rekomandime për vizitën në QPP, më 31 tetor 2017, i publikuar më 25 janar 2018.