Arbëri

Ministria e Infrastrukturës kërkon zgjidhjen e problemeve në Aeroport pa protesta

Ministria e Infrastrukturës kërkon zgjidhjen e problemeve në Aeroport pa protesta
 

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit u ka bërë thirrje si punëtorëve, ashtu edhe drejtuesve të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, që të gjejnë zgjidhjen e problemeve për të cilat, sipas MIT-së, punëtorët e aeroportit janë të pakënaqur.

Kjo Ministri thotë se ka pranuar me shqetësim paralajmërimet e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar Adem Jashari për fillimin e protestave.