Arbëri

PSD-ja dorëzon nënshkrimet për seancën e shpërndarjes së Kuvendit

PSD-ja dorëzon nënshkrimet për seancën e shpërndarjes së Kuvendit
Foto: Ilustrim/Koha

Edhe Partia Socialdemokrate i ka deponuar nënshkrimet për seancën e thirrur për shpërndarje të Kuvendit.

Lajmin e ka bërë të ditur Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Dardan Sejdiu, duke shtuar se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme në këto rrethana.