Arbëri

Vetëvendosje kërkon që numrat e Z-Mobile të rikthehen te Vala, thotë se ARKEP nuk duhet të krijojë pengesa

Foto: Koha / ilustrim
 

Lëvizja Vetëvendosje kërkon nga Telekomi i Kosovës që sa më shpejtë t’i rikthej numrat e Z-mobile.

Përmes një njoftimit për media, ata thonë se kanë kaluar 9 ditë nga përfundimi i kontratës që Telekomi i Kosovës pati me ish Z-Mobile. Sipas tyre, brenda 30 ditëve duhet që numrat e kësaj të fundit të rikthehen aty ku e kanë vendin, pra në kompaninë mëmë, në Telekomin e Kosovës.