Arbëri

Sipas Hoxhajt, për PDK-në posti i kryeministrit është i panegociueshëm

Sipas Hoxhajt, për PDK-në posti i kryeministrit është i panegociueshëm
Foto: Koha

Zëvendëskryeministri i Kosovës, dhe njëherësh nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë përmes një shkrimi se PDK nuk bën kompromise sa i përket postit të kryeministrit me asnjë parti.

Madje, Hoxhaj ka thënë se tashmë është provuar se çfarë ndodhë kur posti i kryeministrit iu mbetet partnerëve të koalicionit, andaj një gjë e tillë nuk do të ndodhë edhe në këto zgjedhje.