Dështon arkëtimi i taksës ujore, buxheti humb milionat Foto: Ilustrim

Dështon arkëtimi i taksës ujore, buxheti humb milionat

Sanie Jusufi Sanie Jusufi 14 August 2019 07:28

Miliona euro vazhdon t’i humbë buxheti i shtetit çdo vit shkaku i dështimit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që të arkëtojë taksën për shfrytëzimin e ujit nga kompanitë e ambalazhimit.

Kjo ministri asnjëherë nuk ka dërguar vendimet financiare për këto kompani, me arsyetimin se operatorët ekonomikë nuk kanë raportuar paraprakisht për sasinë e shfrytëzuar të ujit të ambalazhuar, ashtu siç kërkohet me legjislacionin në fuqi, shkruan Koha Ditore.

Shkeljet zinxhir, të bëra nga MMPH-ja që nga viti 2006, kishte tentuar që t’i amnistonte kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj. Kjo pasi ai në një mbledhje më 3 tetor të 2017-s kishte marrë vendim që të aprovonte faljen e borxheve për këto kompani, përmes ndryshimit të një neni të Udhëzimit administrativ për strukturën e pagesës së ujit. Borxhi i tyre, sipas një raporti të Komisionit Ndërministror për Ujëra, supozohet të jetë 59 milionë euro. Por më pas ai kishte hequr dorë nga falja e borxhit për ambalazhuesit, duke e ndryshuar vendimin paraprak, ku nga pika e parë e vendimit ai ka hequr fjalën “aprovohet falje e borxheve” dhe e ka zëvendësuar atë me “aprovohen lehtësirat për ambalazhuesit e ujit, të paraparë në nenin 12 të Udhëzimit administrativ, për strukturën e pagesave të ujit”.

Megjithatë, edhe pse kanë kaluar 18 muaj që nga ky vendim, kjo ministri nuk ka arritur që të bëjë zgjidhje. Tani ajo po tenton që përmes ndryshimit të udhëzimit administrativ sipas kërkesës së vendimit të Qeverisë për lehtësira për kompanitë e ambalazhimit, të bëjë zgjidhje për arkëtimin e kësaj takse... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

eksperti i ujerave14/08/2019 15:21

Shifrat prej 59 milion jane paushall dhe skane te bejne me te verteten. sipas nje analize timen profesionale, kjo shifer eshte mbi 300 milion euro. ata te ministrise qellimisht i zvoglojne ato shifra...!

Shto koment

Të ngjashme