Arbëri

Scott kërkon nga Kosova e Serbia ta rinisin dialogun, thotë ka ardhur koha për t’i dhënë fund konflikteve

Scott kërkon nga Kosova e Serbia ta rinisin dialogun, thotë ka ardhur koha për t’i dhënë fund konflikteve

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë ta vazhdojnë dialogun, dhe se sipas tij, ka ardhur koha t’i jepet fund konfliktit të viteve të ’90-ta.

"Ka ardhur koha për t’i dhënë fund konflikteve të viteve të ’90-ta. I bëj thirrje Kosovës dhe Serbisë të rinisin sa më shpejt dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të përmbahen nga ndërmarrja e veprimeve që e bëjnë të pamundur arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve”, ka shkruar Scott në Twitter, transmeton Koha.net.