Limaj në takim lamtumirës me O’Connell, ia konfirmon qëndrimin e Nismës për zgjedhje Foto nga Facebook-u i Fatmir Limajt

Limaj në takim lamtumirës me O’Connell, ia konfirmon qëndrimin e Nismës për zgjedhje

15 August 2019 12:17

Zëvendëskryeministri i Kosovës në detyrë, Fatmir Limaj, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Conell me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në vend.

Limaj, siç bëhet e ditur për media, i ka shprehur mirënjohje për angazhimin e tij që ka pasur për këto vite në Kosovë.

“Përkushtimi dhe angazhimi i tij ka thelluar marrëdhëniet Kosovë- Britani dhe ambasadori si njohës i mirë i Kosovës, ka ndihmuar shumë në të gjitha proceset që ka kaluar vendi në konsolidimin e vazhdueshëm”, ka shkruar Limaj.

Më tutje, Limaj ka thënë se ambasadorin britanik e ka njoftuar me qëndrimin e Nismës se në situatën e krijuar zgjidhja më e mirë janë organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

“Prita në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruairi O’Connell, me të cilin biseduam për zhvillimet politike në vend. Pasi që është në përmbyllje të mandatit të tij shfrytëzova rastin ta falënderoj dhe t’i shpreh mirënjohje për angazhim të jashtëzakonshëm që ka pasur për këto vite në vendin tonë. Përkushtimi dhe angazhimi i tij ka thelluar marrëdhëniet Kosovë- Britani dhe ambasadori si njohës i mirë i Kosovës, ka ndihmuar shumë në të gjitha proceset që ka kaluar vendi në konsolidimin e vazhdueshëm. Ambasadorin Britanik e njoftova me qëndrimin e Nismës Socialdemokrate se në situatën e krijuar zgjidhja më e mirë janë organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Kosova është e bekuar që ka miq të tillë siç është Britania e Madhe”, ka shkruar Limaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme