Arbëri

Ministria e Mjedisit injoron Avokatin e Popullit për pezullim të punës në hidrocentrale

 

Pavarësisht rekomandimeve të Avokatit të popullit që të pezullohen aktivitetet për veprimtarinë e hidrocentraleve në Shtërpcë dhe Deçan, kjo nuk ka ndodhur

Ky institucion, më 17 korrik të këtij viti, me anë të një letre për ministrin tashmë në largim të Mjedisit, Fatmir Matoshi, kishte kërkuar këtë masë të përkohshme, pasi që ka analizuar situatën dhe ka konstatuar se kjo situatë mund t’i sjellë dëme të mëdha mjedisit, raporton KTV.