Arbëri

Katër ditë deri në parashkrimin e lëndës gjyqësore në rastin e dëmtimit të veturave të EULEX-it

Foto: Driton Paçarada/Koha
Foto: Driton Paçarada/Koha
 

Vetëm dy seanca gjyqësore gjatë katër vjetëve. Për këtë do të mbahet mend procesi gjyqësor ndaj aktivistëve dhe ish-aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të akuzuar për dëmtimin e veturave të EULEX-it në vitin 2009, i cili pas katër ditësh arrin parashkrimin absolut.

Prej fillimit ky gjykim është karakterizuar me mosseriozitetin e gjykatës dhe policisë karshi zhvillimit normal të procedurave gjyqësore. E ka karakterizuar edhe refuzimi i pjesës dërrmuese të të akuzuarve për t`iu përgjigjur thirrjeve të gjykatës, për të marrë pjesë në seancë, shkruan Koha Ditore. Urdhra, që pastaj gjykata i ka lëshuar ndaj të akuzuarve për fletësjellje me dhunë, por që policia zakonisht është arsyetuar se “nuk i ka adresat e sakta të të akuzuarve ose nuk po i gjen në lokacionet e caktuara”.