Arbëri

Hoxhaj thotë se Kosova duhet të ndërmarrë masa kundër fushatës së Serbisë për çnjohje

Hoxhaj thotë se Kosova duhet të ndërmarrë masa kundër fushatës së Serbisë për çnjohje

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova është e detyruar të ndërmarrë hapa të tjerë për të ndalur fushatën e Serbisë për çnjohje të Kosovës.

Ministri i Jashtëm Serb, Ivica Daçiq, së fundmi tha se Togo është vendi i 15-të që ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës duke prezantuar notën e këtij vendi dërguar Beogradit. Nga MPJ e Kosovës pas këtij rasti ka pasur ankesë se “Kosova është përballur në tre vjetët e fundit me fushatë të paprecedentë diplomatike dhe propagandistike nga Serbia me mbështetjen e Rusisë dhe vendeve të tjera për të penguar integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare”. Po ashtu MPJ ka thënë se Serbia ka përdorur ryshfete, afera korruptive, shitje të armëve e marrëveshje për heqjen e vizave vetëm për të kundërshtuar Kosovën.